“Autoritetet raportojnë brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave

“Autoritetet raportojnë brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave

Sot, 12 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore. Sipas vendimit zyrtar, Autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre. Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, janë: Banka e...