Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”,Koka reagon ashpër: Shteti i përfshirë në krim, asnjë reagim në 24 orë
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në një studio televizive, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare. “24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai. Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në...