Protesta te kryeministria, Këlliçi në terren: Radha e Ballukut dhe Ramës të përballen me drejtësinë

Protesta te kryeministria, Këlliçi në terren: Radha e Ballukut dhe Ramës të përballen me drejtësinë

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka nisur takimet në terren me degët e Tiranës. Me një reagim në Facebook, ai shkruan se të hënën në orën 18:00 qytetarët do dalin në protestë te kryeministria. ‘Në terren, kafe në njësinë 9, me demokratët dhe qëndrestarët e grupseksionit 7. Është tashmë e qartë për të gjithë shqiptarët se si regjimi autokratik po kolapson në vetvete. Pas Veliajt tashmë është radha e Ballukut dhe vetë Edi Ramës të përballen me drejtësinë për mega-aferat e tyre të bujshme, ku shkëlqen vjedhja me Tunelin e Palloshit! Është detyra e demokratëve dhe opozitarëve të tregojnë se në këtë vend ka ende shpresë, ka shqiptarë që reagojnë, ka nerv të demokracisë. Të hënën, të gjithë bashkë në protestën kombëtare! Që Kuvendin ta...