AKU bllokon sërish misër nga Serbia, ngarkesa 75 tonë ndalohet në Han të Hotit

AKU bllokon sërish misër nga Serbia, ngarkesa 75 tonë ndalohet në Han të Hotit

Foto ilustruese SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri prej 75 tonë, të importuar nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike.  Deri ne daljen e analizave, misri do të qëndrojë i bllokuar. Sakaq, nëse konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar. Sipas njoftimit të AKU Shkodër, kontrollet janë ndërmarrë për të përcaktuar nëse produkti përmban nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që mund të...