Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur
Ky është fati i “Urës së Zogut” apo “Urës me Harqe” në lumin Mat, e cila prej vitesh është braktisur dhe rrezikon të shembet dita-ditës. Pavarësisht alarmit të ngritur vazhdimisht, kryesisht nga ekspertët, nuk ka ndërhyrje reale dhe konkrete për ruajtjen e saj, duke dëshmuar neglizhencen dhe që kemi me historinë tonë. E përuruar më 26 maj të vitit 1927, “Ura e Zogut” ka një rëndësi të veçantë: ajo konsiderohet si një nga veprat e para inxhinierike të këtyre përmasave, ndërtuar në vitet e para të shtetit shqiptar. Projektuar nga inxhinieri zviceran Erwin Schnitter dhe zbatuar nga Gjovalin Gjadri, ajo shërbeu si arteria kryesore kombëtare, duke lidhur Jugun me Veriun e vendit në një kohë kur lidhja mes qyteteve ishte e vështirë. Sot, kjo trashëgimi...