“Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)

“Autoritetet raportim brenda 72 orësh!”, qeveria me masa të reja kundër pastrimit të parave (LISTA)

qeveria-foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të reja, që nga masat kundër pastrimit të parave e deri te ligji i ri për nënproduktet shtazore. Në mbledhjen e kësaj të mërkure është miratuar vendimi që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse. Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare. Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë. Autoritetet...