Mbledhja e dy qeverive, Rama niset sonte drejt Romës

Mbledhja e dy qeverive, Rama niset sonte drejt Romës

edi rama-giorgia meloni TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, që do të mbahet nesër në Romë. Samiti dypalësh, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura. Ditën e enjte, Kryeministri Rama do të takohet me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare. Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit. Siç u bw me dije edhe mw herwt,...