Aleatët kryesorë të Zelensky-t përfshihen në skandal të madh korrupsioni/ 2 ministra japin dorëheqjen

Aleatët kryesorë të Zelensky-t përfshihen në skandal të madh korrupsioni/ 2 ministra japin dorëheqjen

Një skandal i gjerë korrupsioni ka përfshirë nivelet e larta të qeverisë ukrainase, duke çuar në dorëheqjen e ministres së Energjisë Svitlana Grynchuk dhe ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko.  Të dy dhanë dorëheqjen pas një hetimi të madh për abuzime në sektorin energjetik të vendit.  Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e tyre të mërkurën, vetëm dy ditë pasi agjencitë kundër korrupsionit akuzuan disa persona për një skemë masive përvetësimi fondesh në energji, përfshirë edhe operatorin shtetëror bërthamor Enerhoatom. Disa nga të përfshirët kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Zelenskyt.  Sipas akuzave, ministri Halushchenko dhe zyrtarë të tjerë të lartë dyshohet të kenë marrë pagesa të paligjshme nga kontraktorët që ndërtonin fortifikime kundër sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.  Mes personave të implikuar janë ish-zv.kryeministri Oleksiy Chernyshov dhe biznesmeni Timur Mindich, bashkëpronar i ish-studios televizive të Zelenskyt, Kvartal95, i cili raportohet se është larguar nga vendi.  Halushchenko ka...