Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Turbekulozi/ Sëmundja infektive më vdekjeprurëse, ja shifrat e të prekurve në 2024-ën
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vdekjet për shkak të tuberkulozit kanë rënë me 3% krahasuar me vitin 2023, por përsëri mbeten në nivele alarmante. Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milionë njerëz që vdiqën prej tij vetëm vitin e kaluar. Kështu tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se sa i brishtë ka qenë progresi në përballimin e sëmundjes. Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve ra gjithashtu me rreth 2% në nivel global, sipas raportit vjetor të OBSH-së. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë. Tuberkulozi është një sëmundje e...