Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vlorë/ Zjarr në një banesë, ndërhyhet nga ballkoni
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën shkallët për të hyrë nga ballkoni, zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash. Një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën shkallët për të hyrë nga ballkoni, zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash. Fatmirësisht, nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të kufizuara. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.