Nëna e tre fëmijëve, e para grua që do të ekstradohet në Shqipëri, e pret burgu i Pojskës

Nëna e tre fëmijëve, e para grua që do të ekstradohet në Shqipëri, e pret burgu i Pojskës

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania në vendin e saj të lindjes për t'u përballur me burgim. Gjykatësi John Zani mbështeti ekstradimin e Lirie Delishit, 25 vjeç, pasi vendosi se rreziku që Britania të shihej si një “strehë e sigurt” për kriminelët, i tejkalonte pretendimet e saj se ekstradimi do të shkelte të drejtat e saj për një jetë familjare, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Prokurorët shqiptarë kanë kërkuar ekstradimin e Delishit për të vuajtur një dënim me katër muaj burg, pasi ajo u kap duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune, ndërsa përpiqej të fluturonte nga Tirana për në Romë në vitin 2019. Ajo ishte shtatzënë me fëmijën e...