Kombëtarja, Gjimshiti: Ja diferenca mes skuadrës aktuale dhe asaj të Europianit

Kombëtarja, Gjimshiti: Ja diferenca mes skuadrës aktuale dhe asaj të Europianit

Në konferencë para Andorrës, mbrojtësi i kuqezinjve, Berat Gjimshiti tregoi diferencat mes skuadrës aktuale dhe ekipit të Europianit. Çfarë ka plus ky ekip krahasuar me atë të Europianit? Kanë ardhur disa lojtarë të rinj më të fortë dhe të talentuar që janë bashkuar ekipit. Ia kanë vështirësuar punën më shumë trajnerit, ekipit ia kanë lehtësuar, sepse ka më shumë kualitet. Por trajneri e ka më të vështirë te 11-shja që duhet të fillojë ndeshjen. Kualiteti është rritur në shumë aspekte dhe është mbajtur grupi. Grupi bën të mundur gjithçka dhe besoj se është gjëja më e rëndësishme që kemi ne. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb