Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Balluku shmang llogaridhënien në komision, Bardhi: Po fshihet si kriminele
Pas mungesës në seancën parlamentare, duke bërë karshillëk me postime inaugurimesh në Facebook, sot zv.kryeministrja Belinda Balluku ka sfiduar Kuvendin edhe për prezantimin e projektbuxhetit 2026, një detyrim ligjor për anëtarët e kabinetit qeveritar. Opozita e ka cilësuar këtë si shkelje ligjore, duke kërkuar paraqitjen e Ballukut, por, përkundër Rregullores, Komisioni i drejtuar nga Anila Denaj ka vijuar me dëgjesën e zëvendësve të Ballukut. Kjo situatë ka shkaktuar tensione, ndërsa deputetët demokratë e cilësuan mungesën si shmangie nga llogaridhënia për vjedhjen 190 milionë euro në tunelin e Llogarasë. Ndërsa është vendosur zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, zv.kryeministrja Belinda Balluku vijon të shmangë llogaridhënien publike dhe të fshihet nga përgjegjësia. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë refuzoi të shkonte në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2026 për...