“Pas Ahmetajt, edhe Balluku nën akuzë”, Baçi: Qeveria ka rënë moralisht, Rama ka përgjegjësi politike për çdo..

“Pas Ahmetajt, edhe Balluku nën akuzë”, Baçi: Qeveria ka rënë moralisht, Rama ka përgjegjësi politike për çdo..

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk duhet të shkojë para drejtësisë me petkun e pushtetit, por të largohet nga detyra, pasi nëse jo përgjegjësi penale si e pandehur që është marrë aktualisht nga SPAK, ka edhe përgjegjësinë morale. Kështu u shpreh analisti Agim Baçi në një studio televizive, ku komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ato të drejtësisë. Madje ai kritikoi ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës edhe për mungesën e saj në Komisione për të shpjeguar buxhetin vjetor të institucionit, duke dërguar zëvendësit e saj. “Zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte larguar, është marrë e pandehur dhe nuk mund të qëndrojë në detyrë. Të mos shkojë para drejtësisë me petkun e pushtetit. Zonja Balluku duhet të kishte shkuar sot në Komision, të përballej për buxhetin...