Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

“Ngjarjet që kanë ndodhur brenda një viti, janë shumë. Nga 4 janari i këtij viti dhe deri më 4 nëntor, janë 20 raste me vrasje përdorim tritoli dhe me radhë. Dy ngjarje në muaj, pa përfshirë të sotmen (shënim: i referohet atentatit në Rinas, me një të vrarë dhe një të plagosur). Ky është bilanc lufte. Nuk është bilanci i një vendi të qetë”. Kështu deklaroi Enkelejd Alibeaj, ish-ministër dhe deputet, ndërsa shtoi se “krimi e ka sfiduar shtetin përfundimisht”, duke sfiduar si kundërpërgjigje të deklaratës së Ministres së Brendshme Albana Koçiu teksa deklaroi se “Shqipëria është një vend i sigurt”. Shifrat Beteja e shifrave për ulje të numrit të vrasjeve nga viti në vit dhe qëndrimeve se krimi i organizuar po mbjell terror, ka sjellë edhe reagimin...