Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të ushtrojë detyrën
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët e njësisë 5 në Tirana, komentoi edhe rikthimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pas vendimit të Kushtetueses, që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Rama tha se Veliaj është në burg pa gjyq dhe ky është një paradoks i madh, ndërsa kërkoi nga Kushtetuesja që ta çojë deri në fund vendimin t'i mundësojë Veliajt të drejtojë Tiranën. Kreu i qeverisë thekson se Tirana ka nevojë për një drejtues, dhe se pasojat e gjithë kësaj situata që vijon prej muajsh, i vuajnë qytetarët. "Kryetarin e Bashkisë së Tiranës e kemi në burg pa gjyq, jemi në një paradoks të madh. Kur kryetari u mor dhe u tërhoq nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur...