Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gjimshiti me ide të qarta: E respektojmë kundërshtarin, por na duhen 3 pikët
12 Nëntor 2025 17:46 Telesport Berat Gjimshiti ka qenë në krah të trajnerit Sylvinho në konferencën e sotme për shtyp, e fundit para ndeshjes kualifikuese nesër ndaj Andorrës. “Jemi këtu për një qëllim, për 3 pikë, sepse na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës me Serbinë dhe Anglinë, dhe e kemi parë që i kanë vënë në vështirësi. Ne do të bëjmë lojën tonë, me vetëbesim të madh për të marrë 3 pikët. E respektojmë kundërshtarin, na presin 90 minuta të vështira, por duhet të jemi mendërisht të përgatitur për të përballuar çdo gjë”, tha Gjimshiti. “Nëse do të me pyesnit para 10 viteve, me siguri do të thoja që nuk e mendoj Botërorin. Por, besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë...