Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli për ‘Corriere.it’ duke thënë se Kupa e Botës 2026 me Shqipërinë është bërë një mision. Në prag të ndeshje kundër Andorrës (nesër në orën 20:45), kuqezinjtë janë pranë fazës play-off dhe trajneri kërkon vetëm tri pikë. Shkrimi i plotë: Nëse keni vënë re ndonjë grafiti të ri në muret pranë shtëpisë suaj, në kapakun e një makine me pluhur ose në asfalt mëngjesin e 12 tetorit, ndoshta ishte në shqip dhe festonte me ngjyra kuqezi fitoren e ekipit kombëtar të Sylvinhos në ndeshjen jashtë fushe kundër Serbisë. “Tani duhet të fitojmë në Andorra”, shpjegon trajneri brazilian, ish-ndihmës i Mancinit te Interi dhe i Tites në Brazil. “Nëse e bëjmë këtë dhe Serbia nuk merr tre pikë në Angli, do të jemi në...