Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në Klasterin 5’, Spiropali: Moment historik për Shqipërinë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se deri në datë 17 nëntor 2025 do të hapen 5 kapitujt e rinj të negociatave, që kanë të bëjnë me Bujqësinë, Kohezionin dhe Burimet. Spriopali shprehet se Shqipëria ka hyrë në një fazë historike dhe se kjo shënon një moment krenarie për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit. “Kjo është ajo që sjellin reformat, vullneti i palëkundur politik, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian”, thekson ministrja Spiropali. “Premtimet marrin kuptim vetëm kur ato mbahen. Kishim premtuar hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave brenda vitit 2025. Pak kush e besonte. Por sot, ai që dukej angazhim i pamundur, është bërë realitet. Më datë 17 nëntor 2025, Shqipëria...