Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU bllokon 75 tonë

Misër me aflatoksinë nga Serbia, AKU bllokon 75 tonë

Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 15:21 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën doganore të Hanit të Hotit një tjetër sasi të konsiderueshme misri blegtoral, i ardhur nga Serbia. Kjo sasi bllokohet pak ditë pasi AKU kishte konstatuar dhe bllokuar 25 tonë misër blegtoral, të dyshuar me vlerë të lartë aflatoksine, që po tentohej të futej në vendin tonë nga Serbia. Në të dy rastet, subjekti që kryente eksportin e misrit blegtoral është i njëjtë. ”Ne kemi bllokuar aktualisht rreth 75 tonë dhe po presim analizimin e tyre”, thotë Ramir Haderi, drejtor i AKU Shkodër. ”Urdhri i djeshëm është që të gjithë produktet që janë nga Serbia, ushqim për kafshë, po trajtohen me bllokim në magazinat e subjekteve. Mund të them...