Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Buxhet 2026: Trajtimi i kancerit në fokus, Rama njofton institut dhe fonde të veçanta
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një Instituti Kombëtar për Tumore dhe krijimin e një buxheti të veçantë për barnat kundër kancerit në vitin 2026. Gjatë një dëgjese me banorët e Tiranës në Njësinë 5, Rama theksoi se sfida e trajtimit të kësaj sëmundjeje është bërë urgjencë kombëtare, duke e cilësuar kancerin si një fenomen që “po përhapet me ritme të ngjashme me gripin”. Ai u shpreh se qeveria do të përqendrojë vëmendjen tek mbulimi me barna të rimbursueshme për pacientët onkologjikë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë pritet të udhëheqë projektin për ngritjen e institutit të ri, falë eksperiencës profesionale në këtë fushë. “Dua të shtoj edhe diçka tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën kanceri ka filluar të behët si...