“Pensionistët, ‘luani’ i buxhetit 2026″/ Rama: Bonusi do shpërndahet përpara festave

“Pensionistët, ‘luani’ i buxhetit 2026″/ Rama: Bonusi do shpërndahet përpara festave

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës në Njësinë 5, foli për projektbuxhetin e vitit 2026, ku në fokus do të jenë pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rritje e pensioneve që do të vijojë përgjatë mandatit të katër. Kreu i qeverisë theksoi se pjesa e ‘luanit’ në buxhetin 2026 për katër vitet e ardhshme, u adresohet pikërisht pensionistëve. Rama shtoi se shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve. “Pjesa e luanit në buxhetin e katër viteve të ardhshme, është pjesa që më në fund i takon pensionistëve. Kam dëgjuar dhe një muhabet tjetër që nuk do japim bonusin e këtij viti...Pensionistët do të marrin...