Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi jep dorëheqje si kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”. “Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi. Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor. Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021. Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri. “Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e...