Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fermerët përfitojnë më shumë, Qeveria rrit me 11% fondet për bujqësinë në 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë prezantimit të projektbuxhetit të bujqësisë në Komisionin Parlamentar për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural tha se për vitin 2026 fondet për sektorin janë 16.3 mld lekë, një rritje prej 11.3% ose 11 mln euro më shumë për fermerët, përpunuesit dhe peshkatarët. Ministri Salla tha se me projektbuxhetin 2026 parashikohet që fermerëve t’u shpërndahen 5.2 mld lekë në formën e subvencioneve dhe granteve. Teksa nga kompensimi 10% i TVSh për inputet bujqësore mbështetja për fermerët llogaritet çdo vit në vlerën e 1.5 mld lekëve. “Programi i Zhvillimit Rural është boshti i kësaj pakete me 7.7 miliard lekë në 2026 ose 47,5% të buxhetit total të MBZHR. Me këtë program zbatojmë prioritetet 2025–2029 dhe e afrojmë sektorin me...