Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastar. Nga informacionet paraprake, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, që po punojnë për nxjerrjen e trupave. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë. Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.