Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Edicioni i 28-të i panairit të librit, Living sjell tituj të rinj për lexuesit e të gjitha moshave
Prej 28 vitesh panairi i librit hap dyert për të gjithë lexuesit. Autorë, botues, përkthyes bëhen bashkë e një qëllim të vetëm, afrimin e lexuesit me librin. Mbi 90 shtëpi dhe ente botuese kanë bërë gati me dhjetëra botime të reja, prezantime të veprave të autorëve shqiptarë dhe të huaj duke e kthyer këtë panair një festë të vërtetë të letërsisë. Në katin e dytë as këtë vit nuk mungon stenda e botimeve “Living” e cila sërish sjell një gamë të gjerë titujsh që përmbushin kërkesat dhe shijet artistike të çdokujt. Nxënësit e shkollave dhe të moshuarit ishin të parët që iu drejtuan panairit. Një pjesë e të cilëve vijojnë të mbeten lexues besnik, e që nuk mungojnë në asnjë edicion të eventit më të...