Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Shqipëria e arriti të pamendueshmen”, Rama: Hapet grup-kapitulli i fundit me BE-në, më 17 nëntor konferenca në Bruksel
Ashtu siç ishte premtuar nga kryeministri Rama, Shqipëria do të hapë grup-kapitullin e fundit me Bashkimin Evropian. Shefi i qeverisë, njofton se më 17 nëntor në Bruksel do të mbahet konferenca ndërqeveritare ku Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në Klasterin 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”. Përmes një reagimi në Facebook, kreyministri tha se Shqipëria ka arritur një nga momentet më historike në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke hapur të gjithë grup-kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh, një rekord absolut në historinë e zgjerimit të BE-së. Sipas tij, ky është një hap gjigant drejt objektivit madhor të anëtarësimit të plotë deri në vitin 2030 dhe të mbylljes së negociatave brenda vitit 2027. Rama: SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN,...