Atentati, Berisha: Të dorëhiqet Koçiu, të hënën nisim protestat para kryeministrisë

Atentati, Berisha: Të dorëhiqet Koçiu, të hënën nisim protestat para kryeministrisë

Një ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë si përgjegjëse për ngjarjen e rëndë që ndodhi pranë aeroportit të Rinasit. Për të mbështetur këtë akuzë, Berisha vuri në dukje se zona ku ndodhi atentati është një prej zonave që, sipas protokolleve të sigurisë publike, konsiderohet si vendi më i ruajtur në vend. “Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat e qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë, sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë.” Berisha pretendon se Gilmando Dani dhe personi që mbeti i plagosur në këtë atentat, agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, kanë pasur lidhje me ministra dhe ish-ministra. “Ky që u plagos...