Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Publikohen mesazhet private të Jeffrey Epstein, Trump përmendet disa herë në email-e
Jeffrey Epstein, abuzuesi seksual i dënuar që ndërroi jetë në burg në rrethana që vijojnë të shkaktojnë debat, ka përmendur disa herë presidentin amerikan Donald Trump në komunikime private me Ghislaine Maxwell dhe autorin Michael Wolff, sipas email-eve të sapo publikuara nga demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve. Në korrespondencat që datojnë nga 15 vitet e fundit, Epstein shkruan për “kohën që Trump kalonte me një grua” që, sipas demokratëve, është një nga viktimat e trafikut të tij seksual. Në një tjetër email, Epstein pretendon se “Trump e dinte për vajzat”, duke iu referuar dukshëm pretendimeve të presidentit se e kishte përjashtuar Epstein-in nga klubi Mar-a-Lago “për shkak të sjelljes ndaj vajzave të reja”. Email-et u publikuan të mërkurën, pasi komiteti kishte...