Skandali i investimeve nga qeveria/ Klit Hoti: Shkodra merr 10 herë më pak fonde se një qytet në jug

Skandali i investimeve nga qeveria/ Klit Hoti: Shkodra merr 10 herë më pak fonde se një qytet në jug

Gjatë një diskutimi në Komisionin për Burimet Natyrore është ngritur shqetësimi për mungesën e investimeve strategjike në veri të vendit, duke vënë në qendër të vëmendjes projektin e rrugës Milot-Balldren dhe një disbalancë të theksuar të fondeve krahasuar me jugun e Shqipërisë. Sipas deputetit të PD, Klit Hoti, projekti i aksit rrugor Milot-Balldren, një segment kyç për veriun dhe gjithë vendin, ka një histori të gjatë dhe problematike. ‘Fillimisht, në vitin 2016, projekti ishte buxhetuar me një kosto prej 7 milionë eurosh për kilometër. Më pas, kostoja u rrit në 15 milionë euro për kilometër, për të arritur së fundmi në një propozim Partneriteti Publik-Privat (PPP) me një vlerë prej 21 milionë eurosh për kilometër, duke trefishuar kështu koston fillestare. Ky propozim, i cilësuar si...