Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Aksident tragjik në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastër, në përiferi të Tirnaës. Nga informacionet paraprake dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së automjetit në humnerë. Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Detaje e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit./ZËRI