Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshme misri të importuar nga Serbia. Këtë herë bëhet fjalë për 75 tonë misër, i ndaluar në doganën e Hanit të Hotit, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike.Vetëm disa ditë më parë, nga i njëjti subjekt eksportues, AKU kishte ndaluar 25 tonë misër, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të bllokuar deri më tani. Sipas njoftimit të AKU Shkodër, kontrollet janë ndërmarrë për të përcaktuar nëse produkti përmban nivele të larta të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që mund të tejkalojë normat e lejuara në Shqipëri. Sakaq, nëse konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar. Në muajt e...