Kërkoi vendin e Asim Vokshit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Kërkoi vendin e Asim Vokshit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë më 30 shtator për emërimin e Asim Vokshit si anëtar i Kushtetueses, si dhe shfuqizimin e vendimit të gjykatës Administrative për këtë çështje të marrë më 13 tetor. Seanca për shqyrtimin e kërkesës u zhvillua ditën e djeshme ndërsa sot u shpall vendimi nga GJK. Llagami mori 9 vota, pra 3/5 e numrit që i duhej për t’u shpallur fituese, por një u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh Asim Vokshi pasi ishte renditur i pari në vlerësimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Llagami kërkoi në Gjykatën Kushtetuese edhe pezullimin e emërimit të Vokshit si...