Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksident tragjik në Tiranë, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! Dyshohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastar. Nga informacionet paraprake, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, ndërsa në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, që po punojnë për nxjerrjen e trupave. Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.