Neritan Liçaj: Enver Hoxha ishte i shitur te Serbia. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot

Neritan Liçaj: Enver Hoxha ishte i shitur te Serbia. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot

Aktori i njohur Neritan Liçaj, i ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, foli gjerësisht për rolin e tij në një projekt artistik që lidhet me figurën e Enver Hoxhës, por edhe për qëndrimin e tij personal ndaj diktatorit komunist. Ai theksoi se ky rol nuk ia ka ndryshuar aspak mendimin për Hoxhën, pasi, siç tha, “nuk kam qenë kurrë i mendimit që Enver Hoxha ka qenë burrë i mirë”. Sipas Liçajt, Hoxha nuk mund të vlerësohet për industrializimin apo “sigurinë” e kohës së tij, sepse ato ishin produkte të diktatit dhe të varësisë nga Lindja. “Jo po bëri fabrika… I bëri rusi dhe kinezi. Jo po kishte siguri… Kishte diktat, jo siguri”, u shpreh aktori. Ai tregoi se për të ndërtuar rolin ishte...