Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’, Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq

Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’, Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq

Emiljano Shullazi nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen ‘Revanshi’, teksa ditën e djeshme iu ekzekutua miku i ngushtë Gilmando Dani në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Gilmando Dani njihet ndryshe si krahu i djathë i Shullazit. Ky i fundit ndodhet në qeli i akuzuar nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë dhe mjeteve materiale në dëm të Durim Bamit.