Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama pas takimit me ambasadorëtg e BE-së: Në fokus rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian
Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe përfaqësuesin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Në takim ishte e pranishme edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Pas përfundimit të takimit, kreu i qeverisë publikoi pamje dhe detaje nga bashkëbisedimi. “Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje, për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkroi Rama. Kujtojmë se një javë më parë u publikua Raporti i Progresit për Shqipërinë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Fokusi i diskutimeve në takim ishte rruga e mëtejshme e vendit drejt familjes së madhe evropiane. /vizionplus.tv