I shiti drogë të miturit në afërsi të një gjimnazi në Tiranë, pranga 53-vjeçarit

I shiti drogë të miturit në afërsi të një gjimnazi në Tiranë, pranga 53-vjeçarit

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, afër shkollave. U kap në flagrancë duke i shitur doza kanabisi një shtetasi të mitur, vihet në pranga 53-vjeçari. Vihet në hetim shtetasi i mitur. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 celular. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se 1 shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle të mesme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”, për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në afërsi të shkollës, në rrugën “Ymer Kurti”, shtetasin B. Ç., duke i shitur doza kanabisi, një 15-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik ndaj 53-vjeçarit dhe kontrollit në banesën...