Vodhën një shtëpi në Hundëkuq, dy të arrestuar në Gjirokastër

Vodhën një shtëpi në Hundëkuq, dy të arrestuar në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër vunë në pranga shtetasinA. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq dhe F. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. K., disa vegla bujqësore dhe pune. Në cilësinë e provës materiat e u sekuestruan veglat e vjedhura; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.