Theu masën e sigurisë dhe rrahu gruan, arrestohet një burrë në Gjirokastër

Theu masën e sigurisë dhe rrahu gruan, arrestohet një burrë në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër vunë në pranga shtetasin N. Ç., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.