Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Sherr në Gjirokastër, goditet me grushte një i ri, procedohen penalisht dy persona
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. Sh., 35 vjeç dhe N. L., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi kanë goditur me grushte një 32-vjeçar, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.