No Image Available

Çudia e plagosjes në Vlorë, autori u fut për të shuar sherrin, u dhunua, më pas mori hak

Zbulohet dinamika e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së hënës ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Bledar Skënderaj. Motivet e konfliktit të ndodhur mesa tre personave shkojnë drejt qesharakes dhe të çuditshmes. Siç konfirmohet tashmë nga burime të sigurta nga policia e Vlorës sherri ka ndodhur pas përplasjes së një makine. Dy makinat të cilat drejtoheshin respektivisht nga Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena janë përplasur në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e së hënës. Nga përplasja e tyre ka patur vetëm dëme materiale. Pas përplasjes së dy mjeteve shtetasit Bledar Skënderaj dhe Andreino Lena kanë nisur të konfliktohen, shahen me fjalë duke mos rënë dakort kush e kishte fajin dhe kush duhet të paguante dëmet e makinës. Mjeti i njërit prej tyre kishte pësuar dëmtime tek parakolpi,...