Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Berisha tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Pirro Vengu: I marr si kërcënime…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hedh poshtë pretendimet se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”. I pyetur nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të Sali Berishës, Vengu e mohoi kategorikisht një kërkesë të tillë, duke e cilësuar pretendimin si “delir politik”. “Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën tjetër kur flasim për projektbuxhetin t’i përmbahemi projektbuxhetit dhe të...