Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Do përcaktohet skenari për protestën kombëtare”, Berisha: Do kërkojmë dorëheqjen e ministreshës dhe Pirro Vengut
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se të hënën Partia Demokratike do të nisë protestat para kryeministrisë. Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se PD po bën një analizë të plotë të situatës së gjendjes në vend dhe sipas tij ndaj “narkodiktaturës, rruga e vetme është protesta.” Berisha: Ndërkohë, dita e hënë do të jetë e fillimit të parlamentit para kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend, të situatës, të zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, narkoshteti i tij, ose ndaj kësaj narkodiktature ka vetëm një rrugë, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Berisha njofton se opozita do të kërkojë dorëheqjen e ministres...