Ushtria amerikane akuzohet për spërkatje sekrete të kimikateve toksike në atmosferë/ Studiuesi mjedisor: Po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit

Ushtria amerikane akuzohet për spërkatje sekrete të kimikateve toksike në atmosferë/ Studiuesi mjedisor: Po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit

Një akuzë e re ka ndezur debatet në SHBA. Studiuesi mjedisor Dane Wigington pretendon se ushtria amerikane po zhvillon një operacion sekret global që përfshin spërkatjen e miliona tonëve grimcash toksike në atmosferë me qëllim kontrollin e klimës. Sipas Wigington, programi i quajtur “geoengineering” ka synuar të bllokojë diellin dhe të ngadalësojë ngrohjen globale. Por, ai thotë se pasojat kanë qenë katastrofike: “Këto programe po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit,” deklaroi ai në një intervistë për Tucker Carlson. Ai pretendon se avionë ushtarakë dhe civilë të modifikuar po shpërndajnë çdo vit mes 40 dhe 60 milionë tonë nanopartikula toksike si alumin, barium, mangan, grafen dhe polimere të ndryshme. Sipas Wigington, testet laboratorike të shiut dhe dëshmitë e disa “sinjalizuesve” tregojnë praninë e metaleve të rënda...