Aksident në Lezhë: Automjeti përplas furgonin e Policisë, dy të plagosur

Aksident në Lezhë: Automjeti përplas furgonin e Policisë, dy të plagosur

Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 13:02 Një aksident rrugor është regjistruar në aksin dytësor “Laç–Milot”, ku një automjet tip veturë është përplasur me një furgon të Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në territorin e Lezhës dhe ka shkaktuar plagosjen e tre personave. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore e Lezhës shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe është përplasur me një furgon policie. Furgoni drejtohej nga I. M., 55 vjeç, banues në Tiranë. T., drejtuesi i automjetit, është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i furgonit të Policisë dhe një pasagjer në të janë lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, më pas janë larguar në...