Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike në Aeroportin Valerio Catullo. I riu nga Tirana ishte në kërkim ndërkombëtar pasi kishte një rol qendror në një organizatë të dedikuar për shpërndarjen e kokainës përgjatë bregdetit jugor të Anglisë, përgjegjës jo vetëm për fuqinë punëtore, por edhe për përgatitjen e pakove të drogës dhe menaxhimin e grupit. Emri i tij nuk u publikua në media. Hetimet e kryera në të gjithë kanalin britanik kishin çuar tashmë në sekuestrimin e mbi 28 kilogramëve kokainë dhe afërsisht 175,000 paund cash (afërsisht 200,000 euro). 32-vjeçari u zbulua nga një kontroll rutinë, por nga hetimi doli që në eBay midis qershorit dhe dhjetorit 2024, ai dyshohet se bleu materiale paketimi, sasi të mëdha acetoni dhe disa pulla druri me...