Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati në Rinas, ministrja Koçiu thërret në zyrë drejtorin e AMP, Eduart Merkaj
Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, ështër thirrur me urgjencë në zyrë nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas ngjarjes ku u plagos Muçi Shaljani, pranë aeroportit të Rinasit. Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi rastin duke bërë me dije se rejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ministria e Brendshme njoftoi se të gjitha rekrutimet e fundit janë duke u verifikuar, ndërsa hetimet po vijojnë.