Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e një dite më parë në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani “Sheqeri”. Sipas Berishës ngjarja u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se sa banda e Shullazit. “Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar dhe drogës, është një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti për llogari të...