Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rihapet Liceu Francez në Korçë, shkolla do të ofrojë diploma të dyfishta për studentët
Pas 90 vitesh, në Korçë do të rihapet Liceu Franko-Shqiptar i Shkencave dhe Inovacionit. Në takimin përmbyllës të Komitetit Pilotues, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, thanë se ky është një nga projektet e rëndësishme edhe për qeverinë shqiptare, që vjen si frut i bashkëpunimit midis Francës dhe Shqipërisë. Ministria e Arsimit ka miratuar gati 90% të kurrikulës, ndërsa nxënësit, në përfundim të këtij liceu, do të marrin një diplomë që do të jetë njëkohësisht edhe matura shtetërore, edhe bakaloreati francez, një diplomë që do të jetë ndërkombëtarisht e njohur. “Ministrja e tha që ky projekt pilotues është drejt mbylljes. Në lidhje me projektin e liceut, do të jetë projekt i përbashkët franko-gjerman. Do të jetë një kurrikul e përbashkët,...